Berisha i publikon foton dhe shkruan: Dikur sodisnin detin sot Rama nuk ia hap me telefonin Gjushit! "

Berisha i publikon foton dhe shkruan: Dikur sodisnin detin sot Rama nuk ia hap

Ish kryeministri Sali Berisha e quan aktikushtetues vendimin për të ndaluar publikimet e përgjimeve. Në një status në facebook Berisha shkruan se një vendim i tillë është një akt akuzë tjeter po kaq e rënde sa dhe vete publikimet.

Nje akt akuze tjeter madhore per Narkoshtetin dhe kreun e tij Edvin Kristaq Droga!

Te dashur miq, i goditur tashme ne zemer per vdekje nga publikimet e Bild, te cilat rrezojne perfundimisht narkozgjedhjet e qershorit 2017 dhe narkoparlamentin e dale prej tyre, Edvin Kristaq Avdyli apo Lala ne panik te plote dhe ne nje akt te pashembullt ne tere historine e pluralizmit urdheroi dje censuren ne mediat e vendit te publikimeve te gazetes gjermane ne Shqiperi.

Ky urdher antikushtetues i kryekreut te meduzes, skizoidit, monstres se pluralizmit Edvin Kristaq Ndoka apo Brajeviçi, eshte nje akt akuze tjeter po kaq e rende sa dhe vete publikimet qe nxori para shqiptareve dhe botes fytyren e shemtuar krimiminale te tij dhe narkoshtetit qe ky ngriti ne Shqiperi. Kjo sepse ky urdher deshmon se kreu i narkoshtetit Edvin Kristaq Dajti apo Shullazi, per te mbrojtur krimet e tij monstruoze elektorale te ndalimit, blerjes, dhunimit te vullnetit te qytetareve te shprehur me voten e tyre, vendos ne gijotine fjalen e lire duke merituar tashme, jo vetem per shkak te Kristaq Xhelatit, te quhet monster e pluralizmit politik dhe te medimit pra te thirret Edvin Kristaq Xhelati. Miq, publikimet e Bild dhe akti i djeshem i Edvin Kristaq Droga provuan para çdo shqiptari dhe qytetari te lire ne bote apo miku te Shqiperise drejtesine e vendimeve dhe misionit te opozites shqiptare per permbysjen me çdo kusht dhe me çdo çmim te monstres se pluralizmit, kreut te narkoshtetit dhe regjimin e tij te kakistokracise! Sb

Jo vetëm kaq disa minuta më vonë Berisha poston dhe një status në facebook ku thotë se Rama tashmë nuk komunikon as në telefon me Vangush Dakon. Ai publikon dhe një foto ku kryeministri dhe Dako ndodhen të ulur në një lokal me pamje nga deti.

"Dikur sodisnin detin si cift i dashuruar sot Rama nuk ia hap me telefonin Gjushit! "


EMISIONET