Berisha: Paketa e Ramës anti-KÇK, paketë e një të sëmuri psiqik. Po vendos diktaturën policeske

Berisha: Paketa e Ramës anti-KÇK, paketë e një të

Ish-kryeministri, Sali Berisha, shprehet kundër pr/ligjit anti-KÇK të prezantuar sot nga kryeministri Rama.

Në qëndrimin e parë publik për këtë çështje, Berisha i ftuar në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora tha se paketa e Ramës është e një të sëmuri psiqik që kënaqet duke vendosur norma sadiste, diktatoriale në ligje.

Sipas Berishës, Rama po tenton të vendosë diktaturë policeske në Shqipëri.

Sali Berisha: Drejtësia në gjithë kohërat duhet përdorur për të garantuar të drejtat jo për të shkelur të drejtat. Paketa e tij është e një të sëmuri psiqik dhe që kënaqet duke vendosur norma sadiste, diktatoriale në ligje. Paketa që e shkëput nga ato sistemi ato të drejta që sistemi u garanton qytetarëve dhe ja jep policisë është krejtësisht dhe fund e krye ëndrra e tij për të vendosur një diktaturë policeske në Shqipëri. Rama e filloi këtë histori me ndërtimin e FBI shqiptare. Erdhi këtu një nga juristët më të shquar të Europës, profesor gjerman. Doli në televizor dhe tha se kjo është gjëja më antidemokratike, e ka pasur Kosova përfaqësues në Hagë kundër serbëve. 

Është veprim antidemokratik fund e krye. E kaloi ky pa pyetur fare, këtë ligj pa a shumë. E rrëzoi Gjykata Kushtetuese, por pa e rrëzuar gjykata unë bërë një takim me Ambasadorin amerikan i cili duket se ishte në dijeni të tij. Ja shpjegova pse një ligj i tillë nuk mund kurrë të instalohet në Shqipëri. E pranoi plotësisht. Ligjin e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Tani po ngrihet SPAK, BKH, tani ka rëndësi krijimi i reparteve speciale të Edi Ramës për të mbrojtur krimin se nuk janë për të luftuar krimin.

Por si do ta pengojë PD këtë nismë të qeverisë?

Sali Berisha: PD e ka denoncuar sot, se çfarë nisme do të marrin nuk e di. Por di ligji është në kundërshtim flagrant me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën, Kodin e Procedurës Penale, Kodin Penal.  Ai sot më krijoi përshtypjen se synonte dy vetë, Fatmir Xhafën dhe Spiropalin. Ju vërsul Spiropalit.Dyshon se po i merr pushtetin Elisa.

Frika deri në palcë është te Edi Rama në mënyrë absolute. Keqardhja ime e madhe është kjo, që kjo reformë në vend që të prodhonte një drejtësi më të mirë se ç'ishte, më të pavarur, po prodhon një drejtësi kryekëput të kapur dhe jo për efektet se mund të përdoret kundër meje apo teje, por se një drejtësi e kapur shumë shpejt faktohet e paralizuar, e degraduar. Kjo është keqardhja ime.



EMISIONET