Berisha: Kam vetëm 125 metër katror apartament

Berisha: Kam vetëm 125 metër katror apartament

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se apartamenti ku ai jeton është vetëm 125 metra katror. Berisha tregon se atë apartament e ka që nga koha e diktaturës dhe ka mundur të shtojë me lekët e rrogës vetëm 20-30 metra katrorë.

Berisha: Ky që po flet para teje në mënyrë absolute ka mbi sipërfaqe të kësaj toke 125 metër katror apartament. Kam pasur në kohën e diktuarës një apartament 87, apo 90 metra katror apartament. Kam arritur të shtoj me rrogën time këto 20-30 metër. A s'mund të bëja vilë dhe as mund të blija apartament tjetër pa marrë kredi.


EMISIONET