“Kur të vjen Fati, hapi derën”.  Pikërisht këtë ka bërë dhe talenti 16 vjeçar, Ansu Fati i cili luan për Barcelonën.

Sezoni i ri ka rezultuar një sukses për futbollistin i cili është aktivizuar në të gjitha ndeshjet me spanjollët duke qenë dhe protagonistë në shumë prej tyre me gola dhe asiste. Por gjërat për Fati-n duket se po bëhen edhe më mirë pasi tani ai mund të luajë edhe për kombëtaren spanjolle.

16 vjeçari ka lindur ne Guinea por ka jetuar për një kohë të gjatë në Spanjë, ndaj ka pritur shumë që të marrë nënshtetësinë.

Për këtë ka menduar qeveria spanjolle të cilët i dhuruan zyrtarisht nënshtetësinë Fati-t, gjë që i hap rrugën lojtarit të luajë me kombëtaren U-17 të La Roja në kampionatin botëror që do të zhvillohet muajin e ardhshëm.

 Këshilli i Ministrave të Spanjës monitoruan procesin dhe konfirmuan pasaportën e re të Fatisë. Shumë kombëtare përfshirë atë të Guinesë dhe Portugalisë janë munduar të afrojnë lojtarin në rradhët e veta por tashmë ai është zyrtarizuar në Spanjë.

 Një lajm jo shumë i mirë vjen nga Barcelona pasi në stërvitje është rikthyer Lionel Messi, ndërkohë që Ansu Fati nuk do të ketë shumë hapësira të luajë me skuadrën e parë. Kujtojmë ai luante si zëvendësues i Messi-t pasi ky i fundit ishte i dëmtuar.

/Ora News.tv/