Berat, qytetarët i kërkojnë shpjegime Ramës për heqjen e ndihmës ekonomike

Berat, qytetarët i kërkojnë shpjegime Ramës për heqjen

Kryeministri Edi Rama përballet me qytetarët e hequr nga skema e përkrahjes sociale në Berat.

pas mbledhjes së qeverisë në qytetin muze të Beratit një grup qytetarësh të hequr nga skema e ndihmës ekonomike kërkuan shpjegime nga kreu i qeverisë.

Pasi protestuan disa ditë më parë përpara institucioneve vendore për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike qytetarët kanë pritur kryeministrin Rama për të komunikuar direkt me të.

Një grup prej rreth 15 qytetarësh pritën përfundimin e takimit që kryeministri zhvilloi me ministra dhe drejtues vendorë për planet e Zhvillimit të Qarkut.

menjëherë pasi Rama ka dalë nga takimi ata i janë afruar në mjediset e jashtme të pallatit të kulturës " Margarita Tutulani".

Gjatë komunikimit me kreun e qeverisë, u shprehën se nuk kanë më asnjë mundësi ekonomike për të mbajtur familjet. Bashkëbisedimi mes qytetarëve dhe kryeministrit Rama ka zgjatur disa minuta pasi kreu i qeverisë ndaloi dhe dëgjoi ankesat e tyre.

Rama u shpreh se ndihma ekonomike u mundësonte vetëm mbijetesën, ndërsa skema e re e bazuar në perspektivën e punësimit do tu mundësojë atyre mbajtjen e familjeve.

Më pas Rama ka vijuar takimin e tij duke u drejtuar me vizitën në Qendrën Mesjetare, rrugë të cilën e ka përshkruar në këmbë.


EMISIONET