Berat/ Osumi në pikën kritike, evakuohen 8 familje dhe dy endacakë

Berat/ Osumi në pikën kritike, evakuohen 8 familje dhe dy

Situata e përmbytjeve në qarkun e Beratit e raportuar në orën 17:00

Mesditën e së enjtes prurjet e lumit Osum u shtuan ndjeshëm si rezultat i prurjeve të mëdha të rreshjeve të shiut.  

Osumi arriti pikën e tij kulminante rreth orës 15:00. E gjithë vëmendja e institucioneve vendore përqëndrohet në lagjen muzeale Goricë. Zjarrfikësja dhe uniformat blu vendosin prita me thasë me rërë në breg të Osumit shumë pranë banesave të para të lagjes.

Ministri dhe njëkohësisht deputeti i majtë i këtij qarku Blendi Klosi që mbërriti më herët në këtë qytet pasi zhvilloi një takim pune me shtabin e emergjencave civile inspektoi lagjen Goricë.

Tetë familje rome,që jetojnë në periferi të lagjes " 30 Vjetori" buzë lumit Osum u evakuan dhe u vendosën në konviktin e shkollës Petagogjike. Sëbashku me ta u vendosën dhe dy entacak.

Në Skrapar përoi i Guhakut doli nga shtrati dhe shkatëroi krejtësishtë verandën e një biznesi privat.

Në Urën Vajgurore u evakuan 7 familje në lagjen "Dafinat" për ti paraprirë rrezikut.

Prurjet e Osumit vazhdojnë të jenë të mëdha si pasojë e rreshjeve që vazhdojnë me intenaitet të lartë.

EMISIONET