Berat, rikonstruktohen 3 xhami

Berat, rikonstruktohen 3 xhami

Tri xhami të njohura në qytetin muzeal të Beratit kanë nisur të rikonstruktohen për t’i dhënë pamje të plotë këtij qyteti të mbrojtur nga UNESCO. Edhe pse punimet kanë krijuar një pamje jo fort të këndshme për vizitorët, Drejtoria rajonale e monumenteve thotë se kjo bëhet për të nxjerrë në pah vlerat e trashëgimisë kulturore. 

Tre xhami në qytetin e Beratit po rikonstruktohen, por punimet vijojnë me ritme te ngadalta.

Pamjet  që të ofron qyteti  në këto momente nuk janë aspak të këndshme për syrin e vizitoreve.

Ndërhyrjet ne xhaminë e Beqarëve, ne xhaminë  Mbret  si dhe ne Teqen e Helvetëve synojnë te nxjerrin ne pah vlera të trashëgimisë kulturore.

Për drejtorin e  Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës Berat, Eugen Kallfani, punimet kanë avancuar.

Veç xhamive po rikonstruktohen edhe 2 kisha te tjera.

Eugen Kallfani: Është në një fazë të avancuar edhe punimi që ka të bëjë me restaurimin e tre objekteve të kultit mysliman, siç është xhamia Mbret, xhamia e Beqarëve dhe teqeja e Helvetive. Në kishën e Shën Mërisë ku po vazhdon procesi i restaurimit të afreskut të kësaj kishe. Në procesin e restaurimit të kishës së Kostandinit dhe Helenës që është nën restaurimin e afreskut të vet.

Këto xhami njihen si monumente kulti  për shkak të  vlerave që ato mbartin, madje Teqeja e Helvetëve konsiderohet si më e bukura në Ballkan.

EMISIONET