Një shtetas ka mbetur i plagosur pasditen e shkuar në një aksident automobilistik në aksin Tiranë-Durrës. Një mjet tip Benz ka goditur nga mbrapa një mjet tip Hyundai me drejtues shtetasin L.B. 28 vjeç, banues në Gjirokastër dhe më pas ka goditur mjetin tip Ford me drejtues shtetasin E.S. 30 vjeç, banues në Tiranë.

 Për pasojë, ka mbetur i plagosur 32 vjeçari me iniciale Sh.B, banues në Gjirokastër, pasagjer në mjetin Hyundai si dhe drejtuesi i mjetit tip Ford, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital janë larguar për në banesë.

Policia tha se ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip Benz, 45 vjeçarin Astrit Koçi, banues në Durrës.

"Gjatë testit të alkoolit rezultoi se shtetasi Astrit Koçi ishte në gjendje të dehur në masën 0.96 mg/litër", sqaron policia.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

/Ora News.tv/