Sulmuesi i Francës, Karim Benzema, pranon se Spanja është ekipi më i mirë në botë, por shton se ata nuk janë të pamposhtshëm.

“Ata janë ekipi më i mirë në botë. Ata kanë fituar gjithçka. Unë luaj me shumë lojtarë të kombëtares së tyre te Real Madridi, prandaj e njoh kualitetin që kanë”.

“Edhe pse e them këtë, nuk mendoj se ata janë të pamposhtshëm, ky nuk është një mision i pamundshëm. Loja është 11 ndaj 11 lojtarëve”, ka thënë Benzema.

/Ora News.tv/