Bëmë baba të të ngjaj! 19-vjeçari "merr" makinën e legjendës Michael Schumacher

Djali i Michael Schumacher ka kujtuar legjendën duke pozuar në makinën që i solli famën ndërkombëtare, Ferrari F1.

Adoleshenti që po ndjek hapat e të atit ka pranuar se ndonjëherë është e vështirë të jesh djali i pilotit më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Për të prekur nga afër trashëgiminë e babait, 19-vjecari Mick vizitoi muzeun Maranello të Italisë ku është një ekspozitë e vecantë, kushtuar kampionit gjerman.

Ai shpërndau disa fotografi në Instagram ku shfaqej brenda makinës, me të cilën Michael u shpall kampion bote në garat me makina për 7 herë.

Ferrari hapi ekspozitën më 3 janar për të shënuar 50-vjetorin e ditëlindjes së legjendës Schumacher.

Gjermani pësoi lëndime serioze në kokë në një aksident me ski vitin 2013 dhe që prej asaj kohe nuk është parë më në publik.

EMISIONET