I ftuar në emisionin ''Ekopolitkë'' nga gazetari Besart Kadia në ''RTV Ora'', ish deputeti i PD Roland Bejko, tha se kryeministri Rama ka zhbërë ndarjen e pushteteve dhe se bashkë me teatrin, shembi demokracinë, kushtetutën dhe republikën.

Roland Bejko: ''Aty kemi edhe paligjshmërinë, aty kemi edhe drogën, aty kemi edhe rënien e Republikës në tërësi, aty kemi ekonominë kriminale pikërisht te teatri, aty kemi të gjitha elementët që ka rrënuar demokracinë dhe na ka sjellë një parti që kontrollon gjithçka. Ky na e ka zhbërë ndarjen e pushteteve, na ka zhbërë dhe pluralizmin. Kontroll pushtetesh këtu nuk kemi, balancim pushtetesh këtu nuk kemi, ndarje pushtetesh këtu nuk kemi. Këtu kemi një njeri që i ka zotëruar të gjitha pushtetet. Ngjarja e fundit ishte teatri që pati më shumë sensibilitet por nuk do të thotë që shqiptarët nuk kanë reaguar për atë çka ky e ka deformuar që në zanafillë, në fakt ka shembur edhe demokracinë, edhe kushtetuën edhe republikën.''


/Ora News.tv/