Befason Mozzik: Zoti nuk ka Instagram, por më ndjek kudo

Mozzik është në qendër të mediave për shkak të ndarjes nga reperja Loredana.

Dhe së fundmi, ka tërhequr vëmendjen me anë të një postimi në Instagram.

“Ndoshta nuk di asgjë … por e di që Zoti nuk ka Instagram por Ai po më ndjek kudo,”-shkroi ai në përshkrimin e një foto të tij, ku në sfond është qielli.

Nuk dihet nëse postimi ka të bëjë me Loredanën, por reperi deri tani nuk ka dhënë asnjë koment në Instagram.

Ishte Loredana që konfirmoi ndarjen duke thënë se kanë vendosur ti japin kohë njëri-tjetrit.

Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Hana.


EMISIONET