BE kritika Ballukut: Më shumë mbështetje për energjinë e rinovueshme

BE kritika Ballukut: Më shumë mbështetje për energjinë

Bashkimi Europian ka kritikuar Ministren Belinda Balluku se nuk po zhvillon sektorin e energjisë elektrike. Gjatë mbledhjes së ministrave të financave të BE-së iu kërkua   Shqipërisë të garantojë liberalizimin efikas të tregut të energjisë dhe shtimin e energjisë së rinovueshme. Aktualisht vendi ndodhet në krizë energjetike për shkak të mungesës së reshjeve çka do të përkthehet edhe në një rritje më të vogël ekonomike.

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe  Bankës Botërore edhe Bashkimi Europian ka kërkuar më shumë reforma në sistemin energjetik. Duke qenë një vend kandidat për në Bashkimin Europian  Shqipërisë i janë bërë një sërë rekomandimesh midis të cilave  janë drejtuar një sërë kritikash edhe për ministren Belinda Balluku.

Në mbledhjen e fundit të ministrave të Financave të Bashkimit Evropian me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia Shqipërisë i është kërkuar që të liberalizojë tregun e energjisë elektrike dhe të rrisë energjinë e rinovueshme.

Sektori i energjisë është një nga më kyçët por dhe më problematiku në Shqipëri. Investimet në HEC-e dhe në panelet diellore nuk mungojnë, por në vend që të stimulohen pengohen prej burokracive.

Prej muajsh investitorët trokasin në dyert e ministrisë së drejtuar prej Belinda Ballukut, por e vetmja përgjigje që marrin mbetet shtyrja e akteve nënligjore që do ti hapte rrugë investimeve.

Në muajt e parë të vitit shteti shqiptar importoi mbi 110 mln euro energji elektrike duke duke u kthyer në një barrë për buxhetin e shtetit.

Ministrat ranë dakord për Përfundimet e Përbashkëta që përshkruajnë sfidat kryesore ekonomike për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, si dhe dhanë udhëzime duke synuar që të adresojnë reformat më akute socio-ekonomike për të cilat  ka nevojë  rajoni.

Ndër të tjera Shqipërisë iu kërkua që të ketë në vëmendje Konsolidimin fiskal, përmirësimin e transparencës së financave publike si dhe planifikim më të mirë të investime.

EMISIONET