BE dhe Ballkani Perëndimor në 2020: Viti i vendimeve!

BE dhe Ballkani Perëndimor në 2020: Viti i vendimeve!

Kishte shumë pak momente pozitive në 2019 kur bëhet fjalë për perspektivën Ballkanit Perëndimor në BE.

Përkundër pritshmërive, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk hapën negociatat e pranimit në BE, Bosnje dhe Hercegovinës nuk iu dha statusi i kandidatit dhe Kosova nuk e morri liberalizimin e vizave të shumëpritur.

Për më tepër, proceset e reformave ngecën në Serbi dhe Mal të Zi, ndërsa procesi i normalizimit të dialogut Serbi-Kosovë nuk për shkak të tarifës 100% të vendosur nga Kosova për mallrat serbe.

Sidoqoftë, gjërat ishin në lëvizje. Komisioni i ri Evropian i drejtuar nga Ursula Von der Leyen mori detyrën pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian 2019 në të cilin frika për një të djathtë ekstreme nuk u materializua.

Maqedonia e Veriut së shpejti pritet të anëtarësohet në NATO dhe vendimi i diskutueshëm për të mos hapur negociatat e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut lindi një diskutim shumë të nevojshëm për të ardhmen e procesit të zgjerimit të unionit.

Të gjitha këto çështje, të cilat dështuan gjatë 2019, pritet të merret një vendim në vitin që sapo kemi nisur.

EMISIONET