BB e shqetësuar: Përdorimi i Propozimeve të pakërkuara PPP i lartë, Kujdes rreziqet

BB e shqetësuar: Përdorimi i Propozimeve të pakërkuara PPP i

Kujdes me propozimet  pakërkuara. Banka Botërore ka të njëjtin qëndrim me FMN sa i takon PPP-ve (Partneritet Publik Privat)

Gjatë raportimit të raportit vjetor mbi ekonominë në rajon, përfaqësuesit e Bankës Botërore u shprehën se përdorimi i këtyre propozimeve është më i lartë seç duhet të jetë dhe për këtë ata kanë shprehur shqetësimin edhe Ministrisë së Financave.

Ekonomistja e Bankës  Botërore për vendin tonë, Hilda Shijaku tha se PPP janë një faktor negativ në këtë drejtim.

Hilda Shijaku: "Qëndrimi ynë është në të njëjtën linjë me atë të FMN-së, për përdorimin e propozimeve të papërkuara me këtë intensitet. Ne mendojmë që përdorimi i propozimeve të pakërkuara është pak më i lartë sec duhet të jetë dhe kjo ka qenë dhe dialogu me autoritetet, ministrinë e Financave, si mund të përdorim sa më mirë këtë instrument duke pasur parasysh dhe monitoruar me kujdes rreziqet që dalin nga përdorimi i këtij instrumenti." 

Raporti u prezantua paraditen e sotme.

Sa i takon propozimeve të pakërkuara në mars të 2018 FMN deklaroi: Në lidhje me praktikat PPP-ve, procesi duhet të jetë transparent dhe i studiuar. Ne jemi të përqendruar më shumë te procesi dhe në përzgjedhjen e projekteve të duhura. Duhet vlerësim i alternativave dhe ndarjes së risqeve. Qeveria të mos marrë më shumë risqe se ç'duhet dhe në rastet e propozimeve të pa kërkuara, qeveria merr më shumë kosto. Ajo duhet të bëjë analizë të mirëfilltë.

Shqetësim korrupsioni

Pavarësisht se ka rishikuar me rritje ecurinë ekonomike në vend Banka Botërore ngriti si shqetësim serioz korrupsionin në Shqipëri. Gjatë prezantimit të raportit për Ballkanin drejtorja e BB për Shqipërinë Maryam Salim tha se ky problem duhet të zgjidhet me transparencë dhe me miratimin e ligjeve të duhura

Maryam Salim: Është shumë rëndësishëm që kur bëhen investimet të kenë në thelb transparencën e Prokurimeve Publike duke lejuar konkurencën dhe duke u fokusuar në ligjet ekzistuese, taksat të jenë të qarta për investitorët. Sigurisht ju duhet të reduktoni korrupsionin sepse ju e shikoni që nëse korrupsioni rritet është frenim për investimet e sektorit privat, dhe mënyrat për të adresuar këtë janë sërish rritja e transparencës, ligje që rrisin besimin e investitoreve në sistem, psh eurobondi aktualisht tregon besimin e tregjeve dhe ky është një hap shumë i mirë, por nuk është vetëm eurobondi, janë shumë partnerë që po punojnë bashkë me qeverinë për reformat, duke parë dhe inkurajuar reformat dhe duke u fokusuar në fusha që mund të reformohen.

Banka Botërore rishikoi me një rritje prej 0.4% parashikimin për ecurinë e ekonomisë shqiptare duke e çuar shifrën në 4% por në dy vitet në vijim pritshëmritë për ekonominë shqiptare janë më të ulta përkatësisht 3.6% në 2019 dhe 3.5% për 2020.

Ndërkaq kryeministri Edi Rama ka vlerësuar raportin duke shtuar se kjo tregohet me rritjen e punësimit.

EMISIONET