Qyteti i Korçës këtë fundjavë e shijon nën ritmet e muzikës xhaz dhe rrok nga koncerti Bazaar Bestival që organizohet në sheshin e pazarit të vjetër të qytetit.

Në natën e parë të koncertit u ngjitën në skenë 6 grupe të muzikës Jaaz që performuan pjesët e tyre më të mira për publikun korçar dhe pushues që vizitojnë qytetin.

Mbrëmja e parë e koncertit ju kushtua fotografit të njohur korçar Gjon Mili si admirues i xhazit. Interpretuan në këtë mbrëmje grupe dhe artistë nga Shqipëria dhe vende të tjera si 'RrochNinht' 'Hot Club' 'BlackKie' 'Band Brios' etj.

Organizatorët e aktivitetit, por edhe grupet dhe muzikantët pjesmarës e vlerësuan si të suksesshëm festivalin që në mbrëmjen e parë.

Sipas tyre muzika xhaz por edhe ajo rrok shkojnë në harmoni me ambjentin karakteristik të pazarit të Korçës.

Ky është edicioni i parë i Korça Bazaar Bestival me pjesmarjen e 12 grupeve që do interpretojnë për dy netë rradhazi në sheshin e pazarit.

/Ora News.tv/