Bayern Munich në gjurmët e Paolo Dybala

Bayern Munich në gjurmët e Paolo Dybala

Paulo Dybala do të jetë në lupën e Bayern Munich verën e ardhshme. Sipas gazetës "Bild" kampionët e Bundesligës po planifikojnë një goditje të madhe për sezonin 2019-2020 dhe argjentinasi i Juventusit do të ishte ai i duhuri.

Bavarezët pritet të mbushin boshllëqet që do të lënë largimet e Franck Ribery dhe Arjen Robben dhe Dybala do të jetë një ndër futbollistët që Bayerni do kërkojë për sezonin e ardhshëm, edhe pse Juventusi nuk do të shesë Dybala për më pak se 100 milion euro.

Pavarësisht moshës së re, 24 vjeç, ai ka shënuar 68 gola dhe dhuruar 25 asistime në 141 ndeshje me fanellën e Juventusit.

EMISIONET