Bayern "dinak", blen tek Eintracht Frankfurt me ... 1 euro

Bayern "dinak", blen tek Eintracht Frankfurt me ... 1 euro

Niko Kovaç nuk do të jetë i vetmi nga familja Kovaç tek Bayern Munich. Kjo pasi tekniku i bavarezëve ka sjell vëllanë, Robertin si ndihmës trajner tek Bayern Munich.

Tani rezulton se kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë paguar një çmim simbolik për këtë transferim dhe kjo është normale për drejtorin sportiv të Eintracht Frankfurtit, Fredi Bobic.

Bayern Munich ka paguar vetëm një euro për vëllanë e trajnerit që të kalojë në radhët e veta.

Këtë e ka konfirmuar edhe Bobic që për gazetën “Bild” , ka thënë se “mund të kishte shkuar edhe falas, prandaj simbolikisht u pajtuam për një euro, gjithashtu për arsye ligjore, një histori normale që tingëllon qesharake”.

Ndërkohë, Niko Kovaç u transferua tek Bayern gjatë kësaj vere për një klauzolë largimi që arrinte shifrën prej 2.2 milionë eurove. 


EMISIONET