Basketbollisti do t’ja “hedhë” dopingut, del shtatzënë

Basketbollisti do t’ja “hedhë” dopingut, del

Përdorimi i substancave të ndaluara është përhapur shumë në të gjithë sportet madje mund të themi që është kthyer si trend. Përdorimi tyre dënohet ashpër sipas rregulloreve të vendosura për të luftuar fenomenin.

Por kemi dëgjuar dhe shumë sportistë të cilët mundohen t’i shmangen testeve antidoping me mënyra të ndryshme. Një rast vjen nga basketbolli ku një lojtar profesionist ka bërë një reng sa hileqar aq edhe qesharak për të gënjyer në teste.

D. J Kuper, një 28 vjeçar i lindur në Çikago ka patur një karrierë të suksesshme në Europë duke luajtur në kampionatin grek,rus dhe franzes. Amerikanit i vjen në mendje mënyra se si mund të gënjejë testin antidoping. Por “krimi” perfekt nuk egziston ndaj atë e tradhëton vetë mashtrimi i tij pasi në rezultate del që është shtatzënë.  Basketbollisti kishte ndërruar kampionin e urinës me të dashurën e tij pa e ditur se ajo ishte shtatzënë. Pasi u zbulua, Federata Ndërkombëtare e Basketbollit e skualifikoi për 24 muaj dhe bashkë me një gjobë. Gjithashtu atij iu mohua dhe pasaporta boshnjake për të cilën kishte aplikuar.

Tentativa e Kuper i kushtoi shtrenjtë për karrierën dhe imazhin e tij pasi përveç dënimit dhe gjobës ai përfundoi në faqet e para të gazetave.

EMISIONET