Bashkimi me Kosovën? Hila: Ramës i është lënë detyrë show brenda kufijve

Bashkimi me Kosovën? Hila: Ramës i është lënë

Gazetari Dritan Hila i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, duke folur për bashkimin midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, tha se Ramës i është lënë detyrë vetëm pjesa e shout.

Pjesë nga debati:

Hila: Në këtë moment, në qoftë se i është lënë diçka zt. Rama, i është lënë vetëm për të bërë show brenda kufijve. Jashtë kufijve, janë të tjerë ata që do të vendosin. Ata do të vendosin edhe kushtet. E lëmë Mitrovicën, e marrim Mitrovicën. E lëmë Preshevën, e marrim Preshevën.

Zheji: Ky lloj shou e dëmton seriozitetin e politikës?

Hila: Unë besoj që na është vënë viza. Lamës i është lënë detyra t'ua bëjë shqiptarëve të Kosovës të "përtypshëm" ndonjë modifikim të kufijve. Dihet që Tirana ka gjithmonë një ndikim te shqiptarët jashtë kufijve. Si dhe ndihmon edhe pak Thaçin. Ne duhet të bëjmë çmos që të mos e lëmë jashtë Mitrovicën. Them që i kanë lënë vetëm pjesën e shout, nuk pjesë e vendimmarrjes Ramës dhe Haradinajt.


EMISIONET