Bashkimi Europian dhe dëshira e kahershme për integrim!

Bashkimi Europian dhe dëshira e kahershme për integrim!

Shqiptarët vazhdojnë ëndërrojnë pranimin në Bashkimin Europian,me një padurim të madh mes një dashurie për të qënë Evropian dhe për tu ndier të tillë dhe mes një amullie politike dhe pasigurie individuale për shkak të asaj që ne e kemi dashur herët këtë gjë.

Por politika e ka larguar aq shumë këtë moment sa është bërë "molle e ndaluar" për të gjithë ne po ti shtojmë dhe hollandën që ka propozuar edhe nderprejen e levizjes së lirë në një vend me liri të nivelit lartë të BE, përpos këtij fakti a jemi ne gati ,a sillemi në vetvete si evropian, a kemi politikanë të denjë që njëherë të mendojnë në unanimitet të plotë pro vendit tyre e jo individualisht për të ardhmen e tyre politike, pse nuk dalin dot pertej interesave te vogla partiake?
Politikanët tanë të cilët janë përgjegjës për mos integrimin e vendit i shohim të sillen me një lloj njëanshmëria për të pasur punën e tyre në terezi,dhe nuk posedojnë elementet e lidërve evropian. më së shumti janë individualiste dhe të paaftë për të bashkëpunuar me njëri- tjetrin që shqipërinë ta integrojnë në europë të mos ndjehemi përjetësisht inferior...
Po çfarë është në vetvete një vend kandidat dhe një vend që është pjesë në BE?!
Negociatat e pranimit me një vend kandidat nisen vetëm kur qeveritë e BE, të mbledhura në Këshillin e Evropës, kanë rënë dakord njëzëri mbi pranimin.
Negociatat zhvillohen në konferenca ndërqeveritare midis qeverive të vendeve të BE dhe atij të vendit kandidat. Ato i ndihmojnë vendet kandidate për t'u përgatitur për anëtarësim në BE
Kundër nesh gati hapur janë Franca dhe Hollanda e disa shtete të tjera , herë pas here vendosin kushte, këtë e ka bërë edhe fqinji ynë Greqia.

Mogherini do bëjnë një vizitë gjatë 10-ditëshit të parë të këtij muaji për të dhënë një lloj shprese per zgjidhjen e krizës shqiptare dhe politiken e acaruar në vend që zbutja e saj mund të sjellë në vjeshtë hapjen e Negociatave
Në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri, Përfaqësuesi i Lartë i BE Federica Mogherini besoj do kërkoi një "përgjegjësi kolektive" nga udhëheqësit dhe institucionet . Komisioni Europian kishte rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë.Por dhe këtë here fajin e ka politika shqiptare e papjekuar dhe e pamaturuar akoma

Çfarë fiton Shqiperia nga hapja e negociatave?
1. Në planin politik është një arritje e madhe për vendin, pasi rritet besueshmëria jonë kundrejt partnerëve ndërkombëtar si dhe fakti që autoritetet shqiptare do të ftohen në takime të rëndësishme të BE-së me status vëzhguesi. Do të jetë një mënyrë e mirë për të vendosur kontakte por edhe për të parë nga afer modelin Europian të politikëbërjes.
2. Modernizim i mëtejshëm i shtetit.
3. Do të ndihmohet Shqipëria, të vendosë standardet më të larta në fusha si mjedisi, shëndetësia, siguria ushqimore apo punësimi.
4. Më shumë investime të huaja për të nxitur ekonominë dhe për të krijuar vende pune më të shumta dhe më të mira.
5. Rritet aksesi i Shqipërisë në programet europiane ku jo vetëm institucionet shtetërore por dhe organizma privatë mund të përfitojnë. Do të ketë rritje progresive të alokimeve të ndihmës IPA.
BE aktualisht përbëhet nga 28 vende. Pas 6 vendeve të para - Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Luksemburgut dhe Holandës - 22 vende të tjera janë bashkuar me BE-në:
1973: Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar;
1981: Greqi;
1986: Spanja dhe Portugalia;
1995: Austria, Finlanda dhe Suedia;
2004: Qipro, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia;
2007: Bullgaria dhe Rumania;
2013: Kroacia.
Shqipëria, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia kanë statusin e vendeve kandidate.
Bisedimet e pranimit me Islandën filluan në korrik të vitit 2010 dhe u vunë në pushtet nga qeveria islandeze në maj 2013. Në mars të vitit 2015, Islanda tërhoqi kërkesën e saj për t'u bashkuar me BE.

Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova (siç përcaktohen nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së) kanë statusin e vendeve kandidate potenciale por nga Samiti Berlinit edhe kosova duhet të gjejë një lloj paqe me Serbinë që të marrë statusin ama ka bërë një hap sepse do vijë shpejt liberalizimi i vizave edhe për Kosoven

NE do jemi pjesë e BE sepse ka qindra vjet që këtë gjë shqiptari e ka kërkuar me këmbëngulje.NE e duam BE.Por a na duan ne ata ,dhe a na presin në gjirin e tyre pas gjithë zalllamahive politke të pa degjuara askund në botë, kjo do shihet në shtator sepse në qershor na la shendenë dhe këtë të keqe të madhe ky popull e ka nga Politika Shqiptare ...

EMISIONET