Bashkimi dhe ringritja, PD: Mirëpritet çdo propozim për statutin

Bashkimi dhe ringritja, PD: Mirëpritet çdo propozim për

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, sqaron qëllimin që ka grupi i punës, që kryesia e PD mandatoi që të vendosë kontakt dhe të mirëpresë  çdo propozim për ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike si pika e nisjes për bashkimin e  kësaj force poltike.

Bozdo: Ky grup që siç thashë është ngritur në nivelin më të lartë politik do të ketë një kohë plus rreth 2 javë për të pritur të gjitha propozimet e tjera që mund të vijnë nga të gjitha anët, nga të gjithë ata që janë të interesuar edhe nga individë për të dhënë një kontribut për ta bërë statutin, për të bërë rregulla bazë më të hapura, më demokratike, më përfaqësuese. 

Përcaktimi i rregullave është menyra më e mirë për të nisur bashkimin e  Partisë tha Bozdo, edhe pse është i qarte se vetem kjo nuk mjafton.

Bozdo: Një dokument i shkruar në letër ndoshta nuk është i mjaftueshëm, por është i domosdoshëm për të hedhur hapin e parë. Hapi i dytë do të jetë vullneti. Sa vullnet kanë palët për të kontribuar të gjithë. 

Por Bozdo,  ashtu sikurse Basha, mendon që bashkimi i partisë kurrsesi nuk mund ë jetë çështje negociatash personale i kryetarit.

Bozdo: Nuk mund të diskutosh në mënyrë personale mbi statutin, në mënyrë personale diskutohen pozicionet dhe ky nuk është një proces që është orientuar drejt kapjes së pozicioneve në tavolinë, të paktën asnjë nga palët nuk e  kanë kërkuar këtë gjë

Sekretari organizativ i PD iu përgjigj edhe Arben Imamit, i cili akuzoi në kryesi se analiza për humbjen e zgjedhjeve ka qenë e njënashme.

Bozdo: Ky është një proces që është bërë me seriozitetin më të madh

PD synon që të gjithë procesin e ristrukturimit të saj në bazë dhe në degë ta përmbyllë deri në fund të qershorit, për tu bërë gati për zgjedhjet vendore të vitit 2019.

EMISIONET