Reshjet e shumta të së hënës deri në të gdhirë të së martës shkaktuan përmbytje në Kamëz. Bashkia dhe Emergjencat Civile i paraprinë menjëherë situatës duke iu gjendur pranë banorëve dhe bërë të mundur që situata të kalonte me sa më pak dëme.

Kryebashkiaku Rakip Suli duke u njoh nga afër me problematikën. Punonjësit dhe Drejtuesit e Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve u shpërndanë në secilën prej zonave ku ka përmbytje në ndihmë të qytetarëve.

Kryebashkiaku Suli, iu bëri thirrje të gjithë banorëve të Kamzës të cilët kanë nevojë për strehim për shkak se banesa e tyre është e dëmtuar si pasojë e motit të keq të drejtohen tek stadiumi i qytetit ku janë instaluar çadrat, vend që  është kthyer në një qendër akomodimi dhe strehimi për ta.  

Deri më tani në Kamëz kanë kërkuar ndihmë 300 familje të përmbytura. Grupet e punës gjenden në terren jo vetëm për t’i ndihmuar, por edhe dhënë zgjidhje pas evidentimit të çdo dëmi në terren.


/Ora News.tv/