Bashkia firmosi kontrata miliona lekë, por asnjë shkolle nuk i është bërë verifikime

Bashkia firmosi kontrata miliona lekë, por asnjë shkolle nuk i

Në kushtet e fatkeqësisë natyrore dhe gjendjes së emergjencës pas tërmetit të 26 nëntorit rreth 59 mln lekë janë akorduar për akt ekspertizën dhe akt konsulencën e dëmeve të shkaktuara nga tëmeti në shkolla dhe konvikte në kryeqytet.

Por pavarësisht gjendjes së emergjencës dhe urgjencës së firmosjes së kontratave nga ana e bashkisë puna në këto godina nuk ka nisur ende

 Shkollës “Emin Duraku” nuk i është bërë asnjë akt konstatimi, ndërkohë që bashkia e Tiranës i ka akorduar operatorit ekonomik “Taulant” sh.p.k një vlerë totale prej afro 5.6 mln lekë.

Në gjimnazin “Asim Vokshi” mësimi vijon normalisht.

Edhe për këtë institucion e njejta kompani ka firmosur një kontratë prej 4.8 mln lekë, por puna nuk ka nisur ende.

E njëjta situatë është dhe në shkollën 9 vjeçare “Musine Kokalari”, për të cilën kompania “Palma Construction” sh.p. ka si fond 4.2 mln lekë.

Akt konstatimin e shkollës Xhezmi Delli duhet ta bëjë kompania LENI-ING shpk, me një fond rreth 2 mln lekë, por në të dyja këto shkolla mësimi është pezulluar, duke i zhvendosur nxënësit në një tjetër shkollë.

Ndërsa fondet në kontratat e firmosura janë përcaktuar, askush deri sot nuk po bën një verifikim të dëmëve nga tërmeti, të paktën në këto shkolla të Tiranës.

EMISIONET