Bashkia e Tiranës nis punën për rigjenerimin e Parkut Rinia

Bashkia e Tiranës nis punën për rigjenerimin e Parkut Rinia

Kur të kthehen nga pushimet, qytetarët e Tiranës do të shohin Parkun Rinia tërësisht të transformuar. Bashkia e Tiranës përmes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit ka nisur punën për rigjenerimin, normalizimin dhe përmirësimin e këtij parku.

Punëtorët kanë hequr inertet dhe po merren me sistemimin e pjesëve të dëmtuara duke rimëkëmbur një park urban shumë të rëndësishëm për kryeqytetin.

Tashmë kjo hapësirë është nën kujdesin e veçantë të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës e cila ka hartuar një strategji zhvillimi bazuar në nevojat e komunitetit, për mirëmbajtjen e hapësirave ekzistuese e ndërtimin e hapësirave të reja rekreative, nëpërmjet krijimit dhe vënies në zbatim të projekteve të ndryshme si dhe riorganizimin e aktiviteteve të larmishme argëtuese dhe çlodhëse për fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit.

"Parku Rinia" do të kthehet si një nga hapësirat që ofron më shumë mundësi rekreative për qytetarët e të gjitha moshave dhe të jetë një pikë atraktive për qytetin e Tiranës dhe si rrjedhojë një zonë e frekuentuar nga një numër i madh qytetarësh.

EMISIONET