Bashkëshorti e tallte për ngjyrën e errët të lëkurës, 21-vjeçarja vret veten

Bashkëshorti e tallte për ngjyrën e errët të

Një 21-vjeçare ka vrarë veten për shkak të ngacmimeve të vazhdueshme që i bënte bashkëshorti për ngjyrën e errët të fytyrës.

Policia indiane nisi hetimet për burrin, pasi babai i vajzës tha se ishte ai përgjegjësi për vdekjen e saj.

Policia ha për BBC se ende bashkëshorti i viktimës ende nuk është arrestuar.

Babai i saj tha se burri e poshtëronte vazhdimisht për shkak të ngjyrës së errët të fytyrës, gjë që e çoi drejt vetëvrasjes.

Nuk është hera e parë që talljet mbi ngjyrën e lëkurës kanë dërguar gratë drejt vetëvrasjes.

Një 29-vjeçare vrau vetën në vitin 2014 pasi bashkëshorti e ngacmonte për ngjyrën e lëkurës.

Gjithashtu në vitin 2018, një 14-vjeçare i dha fund jetës pasi shokët e klasës e dhunuan dhe e quajtën të shëmtuar për shkak se kishte ngjyrë të errët lëkure.

EMISIONET