Basha"shigjeton" Ambasadorët për negociatat: Dështim edhe i atyre që dhanë dëshmi të rreme

Basha"shigjeton" Ambasadorët për negociatat: Dështim

Kreu i Partisë Demokratike nuk preferoi të komentonte deklaratat e Ambasadës së SHBA dhe Ambasadores së BE-së Vlahutin lidhur me shtyrjen e negociatave në qershor të 2019.

Por Basha nënvizoi se në atë që e cilësoi një dështim, janë përgjegjës edhe dëshmitarët e rremë që nuk panë drogën, krimin dhe  korrupsionin në vendin tonë.

Basha: Nuk komentoj fare deklaratat e diplomatëve në Tiranë. Nuk i komentoj fare. Dështimi i sotëm është dështim edhe i atyre që dhanë dëshmi të rreme, u bënë njësh me propagandën e Edri Ramës, nuk panë drogën, nuk panë krimin, nuk panë korrupsionin. Por siç e kemi thënë, në Europë nuk hyhet me mashtrime, nuk hyhet me gënjeshtra, nuk hyhet me fasada dhe ky është realiteti me të cilin përballemi sot. Kjo është fatura e gënjeshtrave, e mashtrimeve, pavarësisht se nga vinë dhe kush i bën.

EMISIONET