Basha viziton të lënduarit e "Astirit": Skenar i Ramës që të çojë qytetarët drejt përgjakjes

Basha viziton të lënduarit e "Astirit": Skenar i Ramës

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar të lënduarit nga përplasja në zonën e "Astriti". Për gazetarët ai tha se ky është një skenar i përgatitur nga Rama për të çuar drejt përplasjes qytetarët.

Basha: Gjendja e të plagosurve vazhdon të mbetet e rëndë. Janë dhunuar në mënyrë barbare, kam parë disa të moshuar të gjakosur nga dhuna me shkopin,gra të alivanosura nga përdorimi i gazit lotsjellës. Pra janë një numër i madh banorësh. Një pjesë janë të shtuar në spital, një pjesë jo. Janë lënduar edhe 5 efektivë të policisë të cilët janë larguar pas mjekimit.

Ky është një bilanc i një goditje të planifikuar nga Edi Rama ndaj qytetarëve të pafajshëm. Ky është një skenar i përgatitur dhe ka një qëllim të çonte drejt përgjakjes qytetarët për të fshehur vjedhjen në projektin e unazës së re.

Basha tha se ajo që ndodhi sot është akt kriminal dhe i rëndë kundër jetës së qytetarëve. Ndërsa garantoi se do të dalën para ligjit përgjegjësit e këtyrë akteve.

Basha: Dua tha them fare qartë  duke dënuar me ashpërsi këtë sjellje kriminale paralajmëroj të gjithë përgjegjësit nga urdhëruesi që është Rama dhe ekzekutorët se do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.  Dita nuk do të vonojë dhe nuk do të mungojë dita kur ata do të përgjigjen para ligjit për këtë dhunë barbarë. 

Basha kishte një thirrje edhe për qytetarët:

"Dua ti bëj thirrje qytetarëve dhe çdo punonjësi të policisë që mos bien pre e këtij skenari që kërkon të zhvendosë lajmin nga vjedhja e 40 mln eurove, tek viktimat apo tek dhuna që ka planifikuar kundër banorëve të unazës". 

U zotua se kur PD të vijë në pushtet banorët do të dëmshpërblehen  sipas vlerës së tregut.

Basha: Ne kemi një zotim politik me shkrim, të zezë mbi të bardhë, çdo centimetër i pronës së tyre do të kompensohet me vlerën e tregut me ardhjen e PD në pushtet. Asnjë qindarkë nuk do të humbasë.

Më herët edhe përfaqësues të tjerë të opozitës vizituan të lënduarit.

Petrit Vasili: Qeveria po fsheh numrin e saktë të banorëve të plagosur

Albana Vokshi: Ka persona me kavilje të dalë dhe dhëmbë të thyer

Prej një viti banorët e Astirit kundërshtuan shembjen e banesave të tyre duke e konsideruar projektin e Unazës së Re si projekt korruptiv dhe vjedhje e hapur.



EMISIONET