Basha: Vetingu i politikanëve me votë qytetare, do bëhet me ose pa delet dhe kriminelët e Edi Ramës

Basha: Vetingu i politikanëve me votë qytetare, do bëhet me ose

Nga mbledhja e zhvilluar në Vlorë, e katërta e këtij lloji, opozita njoftoi dy nisma të rëndësishme të cilat është e vendosur ti realizojë me çdo kusht.

Së pari, vettingun e politikanëve me votë të qytetarëve në rast se mazhoranca do ta refuzojë si dhe shpronësimin e kompanive që kanë bashkuar me qeverinë Rama për të fituar koncensione tendera korruptivë.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha tha se me ju, qytetarë do të marrim vendimin final.

Basha: Zgjidhjet tona për lidhjet e krimit me politikën i keni të qarta, të dashur qytetarë: Me ose apo delet e Rilindjes dhe kriminelët e Rilindjes, dita do të vijë ku me votën tuaj ne do ta bëjmë Vetingun në politikë realitet: asnjë politikan i lidhur me krimin nuk do të ulet në institucionet e vendit.

Sot në këtë tryezë do të shqyrtojmë propozimin e dytë: shpronësimin, sekuestrimin e pasurive të gjitha kompanive, individëve që kanë lidhur kontrata korruptive, PPP, tendera, koncensione me Edi Ramën dhe lukuninë e tij të hajdutëve.

Sot po këtu do t’i japim formë përfundimtare platformës sonë për t’i dhënë zgjidhje, drejtësisë dhe vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Monika Kryemadhi: Nuk kemi më çfarë bashkëbisedimi të bëjmë me Edi Ramën. Edi Rama të thotë nëse është po apo jo për çështjen e Vetting-ut. Të ulemi, të kalojmë Vetting-un në politikë sepse kjo është gjëja më e rëndësishme. 

Po ju bëjmë Vetting dhe po i fusim në sitën e Vetting-ut edhe edukatoret e kopshteve dhe çerdheve dhe nuk bën Vetting Edi Rama që është i pari i këtij sistemi që duhet të vetohet. Kështu që mund të flasim pafundësisht por mendoj që të kalojmë pastaj në detaje të tjera në mënyrë të tillë që të ecim më shpejt për të vazhduar edhe me axhendën.

EMISIONET