Basha "thumbon" Panucci, Dermaku zbulon të ardhmen

Basha "thumbon" Panucci, Dermaku zbulon të ardhmen

Migjen Basha dhe Kastriot Dermaku dolën në një konferencë shtypi ku folën për përgatitjet e kombëtares në prag të dy kualifikueseve me Islandën dhe Moldavinë më 8 dhe 11 qershor. Mesfushori i Arisit deklaroi se Edi Reja është një trajner ekspert dhe ka risjell entuziazëm në kombëtare. Element tepër të rëndësishëm që mungonte në periudhën Panucci.

Basha sqaroi se nuk do të largohet nga Arisi, duke hedhur poshtë zërat që e lidhin me Partizanin.

"Është ndryshe, sepse Panuçi vendosi që rregullat të jenë ashtu. U munduam t’i respektojmë. Nuk e di sa ka qenë pozitive apo negative. Me Rejën është ndryshe. Për momentin jemi shumë të lirë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Nuk ia hedh gjithë fajin Panuçit, rregullat duhen respektuar. Për sa i përket përshtatjes, nuk jemi përgatitur shumë nga ana futbollistike. Kemi punuar shumë me anën fizike, pasi presim të tjerët për të punuar nga ana taktike”.

"Pastaj u bë shumë e madhe dhe u bë e madhe që Basha është për Partizanin. Por, nuk është e vërtetë se unë kam dhe një vit kontratë. Klubi i Arisit s’ka thënë asgjë që unë dua të largohem. Nuk është e vërtetë e rithem sërish. Nuk mund të them që mund të jem pjesë e Partizanit kur kam kontratë me Arisin. Si mund të them që kam dëshirë kur kam kontratë me Arisin? Është një pyetje që më hap probleme."

Ne qendrës të mbrojtjes rivaliteti është i madh, por Kastriot Dermaku thotë se konkurrenca i bën mirë të gjithëve. Gjithashtu ai foli edhe për të ardhmen, ndërsa zbuloi se do të transferohet në Serie A.

"Besoj se na duhet të japi maksimumin për të marrë pikët në këto dy ndeshje pasi janë shumë të vështira për ne, por e rëndësishme është të japim maksimumin. Kam biseduar me menaxherin tim dhe ka mundësi të shkoj në Serie A vitin tjetër."

Ekipi kombëtar do të qëndrojë i grumbulluar në Durrës deri në 1 qershor më pas do të niset drejt Frankfurt-ti ku do të qëndrojnë 4 ditë dhe në  6 qershor do të mbërrijnë në Islandë.

EMISIONET