Basha e Kryemadhi thirrje për protestën e 8 korrikut: Asnjë hap pas!

Basha e Kryemadhi thirrje për protestën e 8 korrikut: Asnjë hap

Drejtuesit e opozitës u kanë bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestën e 8 korrikut, ndërsa kanë deklaruar se nuk bëjnë as hap pas në kërkesën për largimin e kryeministrit. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e cilëson betejën e opozitës si përballje me qeverinë e inkriminuar, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se qëllimi final është garantimi i lirisë së votës.

Kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e opozitës në 8 korrik. Në një stuatus në Facebook, Basha thotë se nuk do të ketë asnjë hap pas, deri në largimin e kryeministrit Rama.

"Të hënën #8korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk", shkruan Basha në FB.

Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin.

"Jemi në këtë betejë jo vetëm për zgjidhjen e krizës së momentit, por për t’i dhënë fund kalvarit 30 vjeçar të tranzicionit.

Edi Rama e ka ngritur pushtetin mbi shkatërrimin e institucioneve dhe kapjen e tyre. Më 30 qershor Shqiptarët refuzuan autokracinë, pushtetin e krimit të organizuar, shtetin e grabitjes së taksave të shqiptarëve dhe votimet fake të partisë-shtet.

Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që buron nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Atdhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet.

Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin.
Më 8 Korrik të gjithë bashkë për një Shqipëri Evropiane. Asnjë hap pas
!", shkruan Kryemadhi.


EMISIONET