Basha takime në Berat: Pas çdo barcalete të Ramës, fshihet një super-vjedhje

Basha takime në Berat: Pas çdo barcalete të Ramës, fshihet

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve të tij në qytetin e Beratit dhe urës vajgurore, ndërsa ka qytetarët ti bashkohen protestës së 16 marsit për largimin e  Ramës. Si një përgjigje ndaj kritikave të ndërkombëtarëve, Basha  gjatë fjalës së tij theksoi se në Evropë nuk shkohet me politikanë të lidhur me krimin.

Basha: Kush nga shqiptarët do të vazhdojë me barcaleta dhe hajdutëri se pas çdo barcalete fshihen dhjetëra milionë euro që Edi Rama u vjedh shqiptarëve ja ku e ka hajdutin që sillet si klloun. Nuk është klloun, është hajdut i maskuar si klloun. 

Gjatë takimeve, Basha ka theksuar Rama ka ndërtuar një sistem, ku paratë e taksapaguesve shqiptarë ua jep 5 oligarkëve afër tij. 

Basha: Protesta bëhet që ju të jeni zotër të shtëpisë tuaj dhe jo kriminelët dhe hajdutët. Sot në shtëpinë tuaj nuk vendosni më ju, vendosi mjerimi që ka mbjellë Edi Rama.

Lulzim Basha tha se përballë qeverisë që sipas tij është peng e krimit qëndron alternative e opozitës me taksa të ulëta dhe politika serioze për ekonomi të fortë.

 

EMISIONET