Basha: Sot me mendje jam me nënat që nuk kanë me se të ushqejnë fëmijët

Basha: Sot me mendje jam me nënat që nuk kanë me se të

Në ditën ndërkombëtare të gruas kryetari i PD-së Lulzim Basha bëri një postim në facebook, kushtuar grave pa ndihmë ekonomike. Basha përmendi gratë e përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike që, sipas tij nuk kanë me se të ushqejnë fëmijët e tyre tashmë.

Lulzim Basha: "Dua t’u uroj të gjitha vajzave dhe grave sa më shumë suksese dhe lumturi për veten e tyre dhe fëmijët. Sot disa prej grave dhe vajzave janë kënaqur me një lule, disa të tjera janë ngritur në protestë për më shumë të drejta. Ka gra që i kanë folur publikut nga konferenca luksoze, por ka shumë edhe nga ato gra që janë pa asnjë ndihmë. Sot me mendje jam me të gjitha nënat që nuk kanë me çfarë ushqejnë fëmijët e tyre. Jam me Marijen në Kamëz, kryefamiljare e përjashtuar nga ndihma ekonomike, që mban frymën gjallë me gjysëm thesi miell.

Jam me Mirelën, nënën e Maristelës në Vorë, që nuk kishte më para për të blerë ilaçet për vajzën e sëmurë rëndë me azëm, sepse i kishin hequr të drejtën e ndihmës ekonomike. Jam me Dritën në Kavajë, që kishte çuar të dy fëmijët pa ngrënë në shkollë, sepse emri i saj nuk ishte më në listën e ndihmës ekononike.  Sot jam me Valentinën në Obot të Shkodrës, e cila, përveç heqjes nga ndihma ekonomike, tani vuan edhe përmbytjen e shtëpisë. Në mendje sot kam edhe Anitën nga Tirana, nënën që rri në radhë tek spitali onkologjik, por jo gjithmonë merr kurën e duhur, sepse ilaçet mungojnë.  Në mendje kam çdo nënë dhe grua që nuk ia del dot të mbyllë muajin, çdo grua që dhunohet, çdo grua që fle dhe zgjohet me brengën për fëmijën e paushqyer!"

Basha e mbylli deklaratën e tij me premtimin për të bërë diçka për ndryshimin e kësaj situate

Lulzim Basha:"Çdo dhimbje e tyre është motiv për mua që të bëj gjithçka për ta ndryshuar këtë realitet!"- përfundoi kryetari Basha


EMISIONET