Basha: S'ka negociata me një kryeministër të lidhur me drogën, tek Teatri po pastrohen paratë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha hodhi akuza të forta në drejtim të kryeministrit, duke deklaruar se ai qëndron pas planit për ndërtimin e kullave tek Teatri Kombëtar, duke pastruar paratë e drogës dhe duke fituar 200 mln euro. Basha tha se nuk hapen negociatat me një kryeministër të lidhur me drogën.

Basha: Opozita e ka bërë punën e saj për hapjen e negociatave, duke u thënë evropianëve të vërtetën në sy dhe duke u thënë kështu është siç thoni ju. Ndihma juaj për hapjen e negociatave do të ishte një ndihmë shtesë për t'i mbajtur nën kontroll. Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë. Detyra jonë e parë është çlirimi i politikës nga krimi. 

Çlirimi nuk do të vijë duke i dhënë falje Edi Ramës, por duke i treguar Edi Ramës, derën, duke larguar këtë qeveri. Vetëm çlirimi i politikës nga krimi hap negociatat. Nga oligarkët, pesë oligarkë kontrollojnë sot Shqipërinë. Ky që bën stadiumin me kullë dhe që pastron paratë e drogës për llogari të Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit, ky merr çdo tendër. Pesë kompani kontrollojnë gjithçka dhe biznesi i vogël po shkon kokëposhtë.  

Gjithçka që kanë marrë, ne do ta zhbëjmë. Me ligj duan ta marrin teatrin, por nëse e hedhin këtë hap do të përballen me vendosmërinë totale të opozitës dhe shqiptarëve. Në orën 7 t'i bashkëngjiteni artistëve të vërtetë. Në atë projekt grabitës monstruoz, ku pastrohen paratë e drogës. 50% do t'i marrë Edi Rama. 200 mln euro fitim. Prandaj vijnë makinat me euro.

Nuk hapen negociatat me kryeministër të lidhur me drogën, nuk hapen negociatat me ministër të lidhur me drogën. Me ekonomi të drogës dhe krimit nuk hapen. Sa u hapën në 2016, sa u hapën këtë qershor, aq do të hapen edhe qershorit tjetër.

EMISIONET