Basha: Shqiptarët po varfërohen, sepse po grabiten nga qeveria

Basha: Shqiptarët po varfërohen, sepse po grabiten nga qeveria

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzon qeverinë se po grabit çdo pasuri duke zhytur në varfëri shqiptarët.

Gjatë një takimi me mbështetës në Delvinë, Basha tha se të vetmit që po pasurohen në vend, janë oligarkët klanit të Kryeministrit.   

Lulzim Basha: “Një grusht klientësh bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij janë shndërruar në grabitës të çdo pasurie publike dhe të çdo burimi natyror të vendit. Ata janë shkaku i thellimit të varfërisë, papunësisë,  mungesës së mundësive.”

Kryetari i PD, u shpreh tha se braktisja e interesit publik për të pasuruar veten dhe një grusht biznesmenësh dhe kriminelësh, është një nga arsyet e refuzimit plebishitar të Edi Ramës më 30 Qershor.

Lulzim Basha: “30 qershori është nul dhe i pavlefshëm. Çdo produkt i tij është nul dhe i pavlefshëm”

Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se angazhimi i tij madhor është t’ua kthejë mirënjohjen shqiptarëve me vepra konkrete për mirëqenien e tyre, kur PD të marrë drejtimin e vendit.

EMISIONET