Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë shprehet se nuk ka dalje nga kriza politike në Shqipëri “pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion”.

Basha thekson se ky është kushti i panegociueshëm i opozitës.

Ai ripërsëriti se zgjedhje më 30 qershor nuk mund dhe nuk do të ketë me një parti të vetme dhe se ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog të brendshëm politik është vetëm “hedhje hi syve” të qytetarëve.

Pjesë nga intervista: 

Gazetarja: Zoti Basha Shqipëria ndodhet në një ngërç politik, cili është vizioni dhe kompromisi juaj për daljen nga kriza?

Basha: Kriza politike ka tre dimensione, ka kapjen e të gjithë pushteteve në një dorë, ajo që njihet si autokracia, të gjithë pushtet janë në dorë të një njeriu, mediat janë të kapura nga i njëjti pushtet, ekonomia është monopolizuar dhe është në duart e të njëjtit pushteti dhe publikimet më të fundit të gazetës prestigjioze "BILD", vërtetuan se kemi jo thjeshtë kapje të këtij shtetit, por shkrirjen e krimit me qeverinë.

Zgjidhja e kësaj krize politike nuk mund të kalojë me një marrëveshje të rëndomtë politike, me një pazar mes palësh. Nuk mund të ketë zgjidhje të krizës, pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin dhe kriminelëve që sëbashku kanë asgjësuar procesin politik, kanë vjedhur zgjedhjet, kanë devijuar vullnetin popullor dhe kanë prodhurar themelet e kësaj krize.

Basha paralajmëron se nëse nuk do të ndëshkohen vjedhësit e votave kriza do të thellohet akoma më shumë.

Gazetarja: Bashkësia ndërkombëtare në Shqipëri ka kërkuar që kjo krizë të zgjidhet me një dialog dhe Rama ju ka ftuar për dialog. Cila është përgjigja juaj ndaj një ftese të tillë?

Basha: Ftesat për dialog që bëhen për sy e faqe nuk janë ftesa dhe nuk janë përpjekje për t'i hedhur hi syve shqiptarëve. Në krizën aktuale në Shqipëri është e qartë që shkaktari kryesor është Rama, i cili për karrigen e tij ka lidhur një pakt më krimin që faktohet edhe nga dosjet. Disa gjëra dalin qartë megjithse pak minuta janë zbardhur. Në Shqipëri zgjedhjet janë vjedhur në të gjithë territorin. Rrjete kriminale kanë bashkëpunuar me PS për të vjedhur zgjedhjet.

Në këtë proces ka qenë e përfshirë e gjithë kupola shtetërore dhe e gjitha administarta. Nga kryeministëri, deputetët, ministra, zv ministra, drejtorë administrate.

Në këtë ndërmarrje janë mobilizuar të gjithë kriminelët e Shqipërisë, nga bostët e krimit të organizuar, Nga Imer Lalët, Bajët dhe Shullzët me shokë janë bërë mish në këtë përpjekje të PS për vjedhjen e zgjedhjeve. Ajo që mësuam nga "BILD" është që nuk kemi të bëjëm më thjeshtë me një shtedt të kapur nga krimi, kemi të bëjmë me një shtet të shkrirë mekrimin e organizuar. Asgjë nuk do ta zgjidhë këtë krizë pa u ndëshkuar hajdutët e votave.

Nëse nuk arrijmë këtë nga kjo krizë do të shkojmë në një krizë akoma më të thellë.


/Ora News.tv/