Kreu i PD, Lulzim Basha në nisje të sesionit të ri parlamentar u ndal tek ministrat e rinj, që sipas tij janë figura të panjohura dhe që nuk kanë dhënë asnjë kontribut as për PS dhe as për vendin. Sipas tij këta ministra janë emrëruar nga oligarkët, ndërsa Rama vetëm i ka firmosur.

Pas fjalës së Bashës, deputetët e opozitës u larguan nga seanca.

Basha: Hap pas hapi keni parë si u vu në jetë ky projekt, u asgjesuan zgjedhjet, u asgjesua e drejta e votës. U asgjesua Kuvendi, sot kjo sallë nuk përfaqëson interesin publik, ata që kanë forcën e kartonave e morën përmes forcës së krimit. Ky kuvend sot përfaqëson vesin më të shëmtuar në 28 vite pluralizëm, hajdutërinë.

U asgjësua Gjykata Kushtetuese, mbrojtësja e vetme e garancive kushtetuese, qytetarëve shqiptarë dhe proceseve politike. U asgjësua këtu nga kjo sallë Prokuroria.

Tani, i erdhi radha edhe asgjësimit të Partisë Socialiste. Sot në pushtet ka vetëm një njeri, që qeveris me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh, që kontrollojnë të gjitha pushtetet në vend, jashtë çdo kontrolli, jashtë çdo procesi politik. Sot, ministra në pushtet, nuk janë më as përfaqësues të popullit, as përfaqësues të Partisë Socialiste, kundërshtarit tonë historik. Sot në Shqipëri ka vetëm një pushtet, pushteti personal i Edi Ramës. Shikojini pak këta njerëz (kthehet nga poltronat ku rrinë ministrat), më thoni, a i dini emrat e disave prej tyre?

 A e dini emrin e kësaj zonjës, e njihni kush është? A e njihni o socialistë kush është kjo zonjë? Kush është kjo tjetra? Po kjo tjetra kush është? i njihni apo jo? A i njihni kush janë? Bashkëqytetarë socialistë, anëtarë të Partisë Socialiste, a i njihni kush janë këta? Çfarë janë? Janë kukullat e këtij. Më thoni (u drejtohet deputetëve socialistë në sallë), ju, a i mbani mend emrat e këtyre zonjave? Kaq po ju pyes. Nuk po ju vë as nofka e as mbiemra. A i njihni kush janë? Kush është, ministre e kujt është? Çfarë është? Çfarë ka bërë për këtë vend? Nga vjen?

Rama ndërhyn pa mikrofon: Po ti ca kishe bërë që të morën?!

Basha:  Mos pëllit! Se në qoftëse ka filluar të të dhëmbë, do të të dhëmbë shumë më shumë, shumë shpejt. Mos pëllit.

Kush janë këta? Nga i mori? Nga i nxori? Për çfarë i nxori?

Zonja, anëtare të Partisë Socialiste, a i njihni kush janë këta njerëz? A ju përfaqësojnë ju? Apo përfaqësojnë vetëm xhepat, kontot bankare dhe paktet e zeza të Edi Ramës me një grusht oligarkësh? Ata i kanë miratuar. Ata ja kanë sjellë. Pazaret e milionave. 20 milionë euro kilometri te Unaza. Këta jua kanë sjellë, që ky të vazhdojë të firmosë për çdo gjë, pa e penguar njeri.

Në fakt atë bëntë edhe më përpara, por këta kishin njëfarë profile politik, kanë bërë beteja politike, kanë ndjekësit e tyre. Padyshim treçereku i tyre duhet të shkojnë për ndjekje penale, ska diskutim. Dhe pot ë shkojnë për ndjekje penale në një drejtësi të pakapur, e dinë mirë se çfarë i pret, por kjo është një çështje tjetër, mos ti konfondojmë të gjitha bashkë.

Janë njerëz që vinin nga një profil politik, por prapë së prapë ky i merrte vendimet. E hoqën dhe fasadën, nuk kanë më nevojë për fasadë!

E kuptoni ku ka ardhur apo jo arrogance e një të çmenduri që e pikturon veten e vet lakuriq në instagram? E kuptoni?!

Vendi është në duart e një të marri, të vërbuar nga urrejtja për popullin!

Të krimbur nga paraja që u ka marrë njerëzve!

Të çmendur nga arrogance e pafre!

Të dalë binarësh, pasi ka shkelur themelin e Demokracisë europiane: ndarjen dhe kontrollin e pushteteve!

Ja, ky është fundi i rrugës, i gjithë autokratëve zhytur në krim dhe korrupsion. Humbasin çdo sens mase!

Shikojini edhe njëherë zonja të nderuara: A i njihni cilat janë emrat e tyre? Zero! Zero!

Bëri sikur imitoi Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën, por i ra fasada dhe doli si Enver Hoxha, edhe kryeministër edhe ministër i jashtëm.

Nivelin e kabinetit të Surrelit e ka të nivelit të Enver Hoxhës, Lenka Çukos dhe të Pali Miskës. Apo jo? Kështu e ka.

Asgjë e mirë natyrisht nuk mund të vijë nga kjo. Faturën për këtë vazhduan ta paguajë populli. E paguajnë studentët, e paguajnë pensionistët, sipërmarrja e vogël, të papunët, shtresa emesme, pronarët, ish-të përndjekur.

Vendi sot është në emergjencë kombëtare!

Dhe faturën për këtë të marrë, që pasi ka vjedhur e zhvatur çdo gjë, do të poshtërojë shqiptarët dhe Shqipëqrinë deri në pikën e fundit, e paguajnë studentët. Nuk ka lek për të ulur tarifat dhe del një nga figurinat dhe thotë: do të ja marrim koncensionit Kashar-Thumanë.

Basha bën thirrje për kryengritje demokratike

Nuk ka rrugë tjetër përveçse ta çlirojmë këtë aulë nga konflikt i interesit që ka me krimin, kriminelët dhe oligarkët. Ta bëjmë këtë përmes miratimit të platformës opozitare për Shqipërinë apo do ta bëjmë këtë duke ftuar që qytetarët vetë këtu në këtë sallë të marrin në dorë fatet e tyre, kjo nuk është më në dorën tonë.

Një gjë ju garantoj. Duke nisur nga sot, PD dhe opozita ka një dhe vetëm një mision; ti prijnë qytetarëve drejt të drejtës së tyre më legjitime. Të bëhen zot të fateve të vendit, të bëhen zot të fateve të familjeve të tyre, të bëhen zot të fateve të fëmijëve të tyre, të bëhen zot të fateve të tyre, të bëhen zot të fateve të këtij parlamenti dhe të kësaj qeverie përmes një kryengritje demokratike popullore për ti dhënë fund regjimit të këtij të marri psiqik që vjedh dhe shkatërron Shqipërinë. Kjo duhet të marrë fund një orë e më parë.


/Ora News.tv/