Basha: Rama u kap në flagrancë duke vjedhur votat, pushteti do të rimerret me çdo kusht

Basha: Rama u kap në flagrancë duke vjedhur votat, pushteti do të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke ju drejtuar protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë deklaroi se Rama u kap në flagrancë duke vjedhur votat dhe pushteti do të rimerret me çdo kusht.

Lulzim Basha: Kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura, njeriu që u kap duke vjedhur votën e shqiptarëve me banditët më famëkeq të Shqipërisë dhe Europës sot duhet të jepte llogari për hajdutërinë e gjithë hajdutërive, vjedhjen e pushtetit. Rama ik.

Basha: Rama në Lezhë lexoi plagjaturën e Albin Kurtit

Lulzim Basha:  Nuk mund të pranojmë dhe nuk do të pranojmë kurrë errësirën e tiranisë së krimit, nuk mund të pranojmë kurrë monizmin, procesin kriminal që po u ofrohet shqiptarëve në vend të zgjedhjeve të lira e të ndershme. E gjithë beteja jonë bëhet për zgjedhje të lira e të ndershme, e gjithë beteja jonë bëhet për vlera evropiane. 

Nuk mund të pranojmë Edi Ramën dhe bandën e tij ta mbajnë përherë të mbyllur derën e Evropës, sepse ajo është shpresa jonë, ato janë vlerat tona. Rrugën tonë të Evropës do ta hapim. Rama ik! Dua ta them fare qartë sot, se koha për lojrat e Edi Ramës po merr fund.  Kufoma politike që I dridhej dora teksa lexonte plagjiaturën e Albin Kurtit në Lezhë, tregon qartë se pushteti I krimit ka vdekur moralisht, por ai duhet kallur dhe politikisht.

Basha e akuzoi Ramën si hajduti më i babëzitur në 30 vite pluralizëm.

Lulzim Basha:  Vellezër dhe motra, zonja dhe zotërinj ky komb është bashkuar në histori rreth kauzave të mëdha. Në bashkimin e tij ka bërë të mundur mposhtjen e të keqes dhe ka hapur rrugën drejt përparimit të tij. Kështu e hodhëm diktaturën!

Kurrë më parë kërcënimi për të ardhmen tona, për të ardhmen e cdo shqiptari, për vlerat tona nuk ka qenë të mbledhur në një grusht të vogël banditësh dhe oligarkësh me në krye Edi Ramën.

Kjo kauzë do të zgjidhet sic i ka zgjidhur Shqipëria dhe shqiptarët e bashkuar, me vlera  dhe kurajo. Rama ik.

Ora e tiranisë po numërohet prapsht, ora e lirisë po afrohet. Rama ik.

Askush nuk e ndal fuqinë e një kombi, për liri dhe demokraci. Rama ik.

Vëllezër dhe motra, më lejoni ta ndaj këtë mesazh me ju. E di që jeni të zemëruar.

Sot Edi Rama ka një dhe vetëm një propozim për ju: Vodhi qindra miliona euro dhe asnjë nuk mbajti përgjegjësi. Vodhi 40 mln euro tek Unaza e Re, theu këmbët e nënave, asnjë politikan i korruptuar para drejtësisë.

Nuk e pranojmë më padrejtësinë. Rama ik.

Përgjigja e tij është: Po ju vjedh 10 herë më shumë. 30 mln euro tek Unaza e re, 300 mln tek Milot-Balldre. Kjo është përgjigja e Ramës.

A mundet ta pranojnë shqiptarët këtë vjedhje, a jeni ju skellever të krimit. Sigurisht që jo. Ne do ta shporim qeverinë e krimit. Rama ik.

Asnjë mbi këtë Shqipëri nuk e ndal kurajon e shqiptareve që luftojnë për lirinë, për demokraci, për Shqipërinë si gjithë Evropa.

Socialistë lezhjanë ku i keni intelektualët, ku i keni militantët e vlerave socialiste. Ju ka sjellë njeriun si bashkëpunëtor të bandave kriminale. Ju ka sjellë kandidatin e dosjes 384.

Nuk mund të pranojmë dhe nuk do të pranojmë errësirën e tiranisë së krimit. Nuk do të pranojmë procesin kriminale

Betja jonë bëhet për zgjedhje të lira. Nuk do pranojmë Ramën dhe bandën e tij të mbajë të mbyllur derën e Evropës. Rrugën e Evropës do ta hapim. Rama ik.

Vëllezër dhe motra, mos i prekni oficerët e policisë. Ata nuk flasin por shpirti i tyre këndon Rama ik, Rama ik.

Kjo me dy fjalë është beteja. Edi Rama erdhi deri këtu sepse vodhi votën tuaj. Kështu kapi parlamentin, drejtësinë, nënshtroi mediat dhe mendoi se jo hodhi lumit.

Basha: Qeveri tranzitore

Ndërsa ora numërohet prapsht ke një dhe vetëm një rrugë Edi Rama. Rama ik. Ik, Rama Ik. Një qeveri tranzitore, zgjedhje parlamentare, një parlament të popullit dhe për popullin është rruga e vetme evropiane e zgjidhjes së kësaj krize. Ne jemi këtu për zgjidhje evropiane dhe nuk pranojmë dhe nuk do pranojmë asgjë më pak. Rama ik.

Çdo ditë që kalon e shton zullumin, cdo orë që kalon e bën akute zgjidhjen politike.  Koha e fjalëve të tepërta ka mbaruar. Mesazhet tona janë të qarta.

Lexoni më shumë: Protesta 2 qershor 2019

"Rama ik! Tre orë protestë e tensione. Para Kuvendit plagosen efektivë e protestues

EMISIONET