Basha: Rama po bën prapë dasmë pa nuse, negociatat hapen pas plotësimit të 9 kushteve

Basha: Rama po bën prapë dasmë pa nuse, negociatat hapen pas

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ironizoi  kryeministrin Edi Rama se po bën sërish dasmë pa nuse për negociatat.

Në një bashkëbisedim me gazetarët vetëm një ditë pas rezolutës së CDU-CSU, Basha tha se negociatat do të hapen vetëm pas plotësimit të 9 kushteve.

Basha: Në emër të PD dhe opozitës së bashkuar të garantojmë çdo qytetar shqiptar dhe partnerët tanë, BE, partnerët tanë strategjikë euroatlantikë se PD dhe opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka që vendit t’i hapen sa më parë negociatat. Për këtë duhet një lexim realist i situatës, çka mungoi dje. Për herë të katërt Edi Rama i hapi negociatat dhe jo më kot mediat dhe rrjetet sociale i kujtuan mashtrimet e njerëzve çdo vit. 

Mediat kryesore, fatkeqësisht, iu bashkuan Edi Ramës në dasmën pa nuse. Por vetëm e vërteta na ndihmon të shkojmë përpara. E vërteta është kur vendi të plotësojë 9 kushte të ndara në dy faza. Për herë të parë kemi nje mekanizëm me dy faza, ndërkohë që maqedonise kapitujt do tli përcaktohen që në konferencën e parë. Ndërsa ne kemi dy kushte, vënien në punë të gjykatës kushtetuese dhe gjykatës së lartë, reformën zgjedhore gjithëpërfshirëse. Konferenca e dytë do të ndodhë vetëm nëse janë zbatuar 7 kushtet e tjera.




EMISIONET