Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe nënkryetari Edi Paloka dënuan ndalimin nga policia kufitare  të një prej protestuesve të tubimit të 18 dhjetorit 2017, të demokratëve përpara parlamentit.

Protestuesja u ndalua në pikën kufitare të Morinës ku u mor në pyetje si person i shpallur në kërkim dhe pas dhënies së një deklarate, është lënë e lirë.

Ky veprim, sipas kreut të opozitës u konsiderua një akt prej frikacaku i kryeministrit Edi Rama nga zemërimi masiv i qytetarëve për shkak të bashkëqeverisjes së tij me krimin

Keto jane shenjat e tmerrit qe i ka kapur nga protesta e rradhes. Burgosja e qytetareve nuk e shpeton dot Edi Ramen, sepse nje popull te tere nuk e burgos dot.

Sipas Bashës, këto akte të kryeministrit nuk bëjnë gjë tjetër vecse vulosin fundin e tij politik

Shqiptaret e vrane friken 28 vite me pare. Kushdo qe perpiqet te riktheje sundimin permes frikes, do te kete te njejtin fund!

Ndërsa Edi Paloka ka qenë më i ashpër me policinë e shtetit, sipas të cilit është interceptuar si bashkëpunëtore e krimit në prodhimin dhe trafikimin e drogës dhe tani përpiqet të ndalojë qytetarët që protestojnë për kushtetitën.

Sigurisht cdo akt i kesaj policie qe nga futja ne rradhet e saj te krimineleve, bashkepunimit me krimin e deri tek burgosja e te pafajshmeve edhe netet e festave , eshte bere vetem me porosi dhe urdher te Edvin Kristaqit. Prandaj nuk ka menyre tjeter pervecse perballjes dhe rrezimit te ketij qe po kerkon ti ktheje dhe nje here shqiptaret tek mjerimi dhe frika.

Paloka i bën thirrje të gjithë policëve të ndershëm të radhët e uniformave blu, të mos konfrontohen pasi indirekt edhe ata do të jenë përgjegjës për këtë gjendje të krijuar

Ndërkohë përmes një njoftimi për shtyp policia e Kukësit sqaron se 49 vjeçarja është ndaluar në Morinë për akuzën  "Kundërshtim i punonjësve të Policisë së Rendit Publik" pasi është marrë në pyetje është lënë e lirë.

Postimi i Bashes ne facebook

"Ndalimi i protestuesve edhe ne naten e nderrimit te viteve eshte reagim prej frikacaku i Edi Rames nga zemerimi masiv i qytetareve, qe fale bashkeqeverisjes se tij me krimin, jane sot me te varfrit ne Europe. Ndersa me bekimin e tij kalojne tonelata droge drejt Italise, policia e urdheruar nga Edi Rama dhe vellai i trafikantit te droges, Fatmir Xhafa, po ndalon qytetaret qe u ngriten kunder dhunimit te kushtetutes, kunder emerimit te Edi Rames kryeprokuror. Keto jane shenjat e tmerrit qe i ka kapur nga protesta e rradhes. Burgosja e qytetareve nuk e shpeton dot Edi Ramen, sepse nje popull te tere nuk e burgos dot. Burgu eshte vendi per trafikantet, bashkepuntoret e krimit ne pushtet, per te korruptuarit qe Edi Rama po ben gjithcka per t’i mbrojtur, jo per qytetaret qe ngrihen se nuk sigurojne dot buken e femijeve te tyre, ngrohjen ne kete dimer te acarte, nuk paguajne dot faturat qe rriten cdo vit. Me akte te tilla Edi Rama nuk ben gje tjeter veçse po firmos me shpejtesi fundin e tij politik. Shqiptaret e vrane friken 28 vite me pare. Kushdo qe perpiqet te riktheje sundimin permes frikes, do te kete te njejtin fund!"

Njoftimi i policise se Kukesit

Në lidhje me lajmin e publikuar në media mbi ndalimin e shtetases F.N., informojmë se: Në datë 01.01.2018, në orën 19.30 është paraqitur në sportelin e hyrjes në PKK Morinë, shtetesja shqiptare F.N., 49 vjeçe, lindur në Kukës dhe banuese ne Tiranë. Per shkak se ajo rezultonte ne sistem “Person në kërkim“, e dyshuar për veprën penale "Kundërshtim i punonjësve të Policisë së Rendit Publik", parashikuar nga neni 236/22 i Kodit Penal eshte shoqëruar në ambientet e Policisë. Policia e Kukesit i ka marrë një deklaratë dhe me pas kjo shtetase është lënë e lirë.


/Ora News.tv/