Basha i përgjigjet Lu për Kryeprokurorin: Jo politik, ta zgjedhë KLP

Basha i përgjigjet Lu për Kryeprokurorin: Jo politik, ta zgjedhë

Lulzim Basha i dha përgjigje thirrjes së Ambasadorit amerikan por dhe lutjes së kryeministrit përsa i përket zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas Bashës, që Prokurori i Përgjithshëm të luftojë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin duhet që ai vetë të mos jetë i korruptuar dhe i inkriminuar, dhe kjo sipas tij  garantohet  duke iu  nënshtruar  procesit të vetingut.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu përgjgij  ambasadorit amerikan Donald Lu, por dhe lutjes së Kryeministrit për tu ulur në dialog për Prokurorin e Përgjithshëm, duke cituar sanksionet kushtetuese.

Basha: Që Prokurori i Përgjithshëm të luftojë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin duhet që ai vetë të mos jetë i korruptuar dhe i inkriminuar. Dhe ka vetëm një mënyrë si mund të garantohet kjo gjë: ai duhet t’i nënshtrohet procesit të vetingut, siç e parashikon reforma në drejtësi e sanksionuar në Kushtetutë.

Basha thotë se Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të jetë politik dhe si i tillë nuk mund të emërohet nga mazhoranca.

Basha: Që Prokurori i Përgjithshëm të mos jetë produkt i politikës, ai nuk mund të përzgjidhet dhe emërohet nga Edi Rama dhe Sajmir Tahiri, por nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe tre të pestat e Kuvendit siç e kërkon Kushtetuta.Reforma në drejtësi është në Kushtetutë. Nuk ka reformë në drejtësi jashtë Kushtetutës. Drejtësia arrihet pikërisht përmes zbatimit të Kushtetutës dhe jo pazareve partiake.

Në reagim, kryetari i opozitës kërkon krijimin e menjëhershëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili sipas tij i hap rrugë krijimit të menjëhershëm të SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që do  të hetojë politikanët e korruptuar dhe krimin.

Basha: Ka tetë muaj që në shkelje flagrante të Kushtetutës mbahet peng krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndaj ne bëjmë thirrje që kjo situatë të zhbllokohet menjëherë, që reforma në drejtësi të zbatohet ashtu siç e parashikon Kushtetuta.



EMISIONET