Basha: Pse është detyra jonë të largojmë politikanët e lidhur me krimin?

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se po e kthen në kauzë çështjen e "vettingut" në politikë.

Ai ka publikuar një thënie të Paolo Borsellinos, sipas të cilit është detyrë e institucioneve që të flakin politikanët e afërt me mafien.

Borsellino është gjyqtar italian i vrarë me bombë nga mafia. Ai konsiderohet të jetë një nga magjistrët më të rëndësishëm të vrarë nga mafia siciliane dhe ai mbahet në mend si një nga simbolet kryesore të betejës së Shtetit kundër mafies. Të dy Borsellino dhe Falcone u quajtën heronjtë e 60 viteve të fundit në botimin e revistës "Time" më 13 nëntor 2006. Dyzet e shtatë vetë u dënuan në lidhje me vrasjen e tij.

EMISIONET