Basha propozon: Qeveri tranzitore para çdo palë zgjedhjesh

Basha propozon: Qeveri tranzitore para çdo palë zgjedhjesh

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen me një propozim të ri. Sipas tij, derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE para zgjedhjeve duhet të ketë qeveri tranzitore, që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Propozimin, Basha e hodhi në tryezën e takimit me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të institutit demokratik amerikan NDI,  Robert Benjamin.

Sipas tij, zgjidhja e krizës politike kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Basha: Derisa të jetë anëtare e Bashkimit Europian, para zgjedhjeve Shqipëria duhet të ketë një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë mënyrë do ti pritet rruga presionit ndaj votuesve dhe ndaj administratës, keqpërdorimit të fondeve publike dhe aseteve shtetërore dhe rolit të personave me rekorde kriminale dhe grupeve kriminale. Ndarja e politikës nga krimi është jetike për votën e lirë.

Basha ndau edhe shqetësimin e opozitës për vonesat në ngritjen dhe funksionimin e SPAK dhe BKH që do të hetojnë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta. 

Basha shprehu vendosmërinë e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar që pasuritë që ka vendi dhe potencialin e jashtëzakonshëm njerëzor ti vëmë në të mirë të qytetarëve dhe jo në funksion të një grushti pushtetarësh të korruptuar dhe oligarkësh.

Basha: Me ndihmën e çmuar të SHBA do të arrijmë ta kthejmë Shqipërinë në një demokraci funksionale dhe pasuritë e saj në zhvillim dhe mirëqenie për çdo familje shqiptare. Përfaqësuesit e Institutit Demokrat ndanë shqetësimin me të cilin po ndiqet në SHBA kriza politike në vend dhe konfirmuan gatishmërinë për të dhënë kontributin e tyre për zgjidhjen e saj dhe forcimin e demokracisë.

EMISIONET