Basha: Po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos

Basha: Po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos

Kreu i PD, Lulzim Basha doli sot (25 shkurt) në një deklaratë për të dhënë lajmin se po përgatitet arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Basha:  Asnjë përpjekje fasadë nuk do ta shpëtojë dot nga përgjegjësia politike dhe ligjore që ka. Ai është kapur duke vjedhur zgjedhjet me bandat e krimit të organizuara.

Orët e fundit janë intesifikuar informacionet se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Arrestimi i Dakos duhet të kishte ndodhur që kur dosja 339 faktoi që ai dhe të tjerë socialistë janë kapur në përgjime zyrtare të prokurorisë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të tjetërsuar votën e qytetarëve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Mos arrestimi është bërë me urdhër të Ramës. Për të mos arrestuar Vangjush Dakon, Edi Rama  madje flijoi një nga beniaminët e tij, Fatmir Xhafën.

Ndaj arrestimi i Vangjush Dakos duhet të ndodhë një orë e më parë, por nuk e shpëton urdhëruesin e krimit të gjithë krimeve, bashkëpunimit të hapur të sektit kriminal të rilindjes me organizatat e narko-trafikut.

Basha foli pas takimit me krerët e degëve të PD në Tiranë, ndërsa tha se kjo lëvizje është e njëjta pas protestës së studentëve, që ndryshoi më shumë se gjysmën e qeverisë.

Basha: Është e njëjta lëvizje që bëri pas protestës së studentëve, me zëvendësimin e gjysmës së kabinetit me figurina dhe kukulla të tij. Por çdo shqiptar e kupton se problemi në këtë vend zgjidhet vetëm me largimin e Edi Ramës. Mund të flijoi Dakon, i cili e ka vendin prapa hekurave dhe uroj të arrestohet që sot. Mund të shkojë në flijimin e njerëzve të afërt të tij, të kapur me krimin e organizuar, por asgjë nuk ndryshon në vendosmërinë e opozitës së bashkuar dhe jam i bindur edhe në besimin e qytetarëve se vendi nuk mund të mbetet peng i një njeriu të kapur në vjedhje votash dhe më pas ka placiktur Shqipërinë për të pasuruar veten e tij dhe një grup oligarkësh. 

Basha u shpreh i vendosur se Rama do të largohet.

Basha: Rama duhet të largohet. Kupa është mbushur dhe veprimi politik i opozitës, sikundër jam i bindur dhe përgjigja e qytetarëve tani jemi në krah të tyre pa asnjë imunitet të padiferencuar nga ata do të vazhdojë të jetë masive e qëndrueshme dhe e bashkuar.  Nuk ka zgjidhje tjetër përveç largimit të Ramës, një qeverie tranzitore, me njerëz të palidhur me krimin, ti zgjidhen duart prokurorisë dhe gjykata të bëjë punën e duhur dhe një parlament që del nga vota e njerëzve. Prandaj është e rëndësishme që Dako të arrestohet, të arrestohen edhe persona të tjerë. Parlamenti do ti takojë popullit, qeveria do ti takojë popullit.

Ai kishte edhe një ftesë për ndërkombëtarët.

Basha: Ftoj faktorin ndërkombëtar që të mos gënjejë veten, se shqiptarët nuk i gënjen dot më. Nuk është punë kokë Gjushësh apo kokë Sejdinësh. Edi Rama duhet dhe do të largohet. Me Ramën në krye të vendit Shqipëria nuk do të bëjë asnjë hap përpara dhe opozita do të vazhdojë e vendosur betejën e saj deri në largimin e kapobandës dhe çlirimin e Shqipërisë, demokracisë dhe PS.

EMISIONET