Basha: BE mundësoi dialogun me qeverinë, jo zgjedhje me Edi Ramën

Basha: BE mundësoi dialogun me qeverinë, jo zgjedhje me Edi Ramën

Kreu i PD, Lulzim Basha tha pas takimit me komisionerin për zgjerim në BE Oliver Varhelyi se zgjidhja e krizës politike në Shqipëri vjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Për këtë, ai u shpreh i gatshëm që opozita do të ndërmarrim çdo hap me çfarëdo kosto.

Sipas Bashës, marrëveshja për reformën zgjedhore u mundësua nga Bashkimi Evropian. 

Lulzim Basha: Nga ana jonë prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të paraprirë nga një reformë zgjedhore dhe hapja e negociatave janë dy objektiva madhore në harmoni me njëri-tjetrin.

Në këtë kuadër mirëprita ndihmën e BE që mundësoi dialogun politik për reformën zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim si hap i parë për të çuar drejt rivendosjes së demokracisë reale, ku qytetarët dhe jo kriminelet të zgjedhin. 

Pa kthyer legjitimitetin e institucioneve kryesore në vend asgjë nuk do të bëjë përpara. 

Ne jemi të vendosur ti japim fund krizës politike. Do të bëjmë gjithçka, do të ndërmarrim çdo hap me çfarëdo kosto për të mos vonuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe legjitimitetin e institucioneve si rruga e vetme për ti dhënë fund krizës politike. 

Mirëpres sensin e realizimit që do ti kontribuojë kredibilitetit besueshmërisë së procesit të anëtarësimit dhe po ashtu shpreha mbështetjen e opozitës së bashkuar për agjendën e integrimit evropian të vendit për të cilën kemi bërë gjithçka. 

Nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të 9 kushteve të Bundestagut, në këto 9 kushte opozita ka rolin e vet në vetëm 1 kusht për të cilin ka insistuar prej 4 muajsh dhe më në fund sot ka nisur një proces që i uroj sukses, por është herët për të parë nëse ka vullnet nga pala tjetër. E gjitha pjesa tjetër është detyrë e qeverisë. 

Për Bashën, me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, pasi për këtë i ka djegur të gjitha mundësitë.

Lulzim Basha: Edi Rama ka djegur çdo mundësi që të jetë njeri i besueshëm për të zbatuar një reformë zgjedhore, apo për të mbikëqyrur një proces të lirë zgjedhor. Qëndrimi ynë është i pandryshuar, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.

EMISIONET