Basha paralajmëron drejtorët e policive: Në qelitë ku sot është Bardh Spahia do të jetë njëri prej jush

Basha paralajmëron drejtorët e policive: Në qelitë ku sot

Kryetari i PD-së deklaron se nuk do të ketë asnjë normalizim politik në Shqipëri ka ndëshkuar autorët e vjedhjes së votave.

Në deklaratën për  median Basha ftoi të gjithë qytetarët ti bashkohen protestës së nesërme që do të nisë në orën 20:00

"Asnjë hap politik dhe as zgjidhje politike në Shqipëri nuk do të bëhet pa patur në themel ndëshkimin e atyre që vodhën e votave. Asnjë marrëveshje nëse nuk ndëshkohen ata që vodhën votat.Asnjë marrëveshje politike për daljen nga kriza nuk do mund të arrihet, nëse pika numër 1 e saj nuk është ndëshkimi i vjedhësve të votave. Kjo kupolë kriminale do të mbajë përgjegjësi për të gjitha vjedhjet dhe krimet që u ka bërë shqiptarëve. Të gjithë anëtarët e saj do të jenë para drejtësisë së pavarur. Ata që nuk e kuptojnë këtë janë naivë."

Basha paralajmëroi dhe Sandër Lleshajn se do të mbajë përgjegjësi ai dhe të gjithë drejtorët e policisë

"Sandër Lleshaj është sot vegla më e ftohtë dhe e pashpirt e Edi Ramës. Në misionin e tij për të dhunuar opozitën, për të luftuar popullin, për të nxitur vëllavrasje, shkëlqen Sandër Lleshaj, që duket i lumtur për shërbimin e tij. Shumë shpejt ai do të mbajë përgjegjësi për helmimin, dhunimin dhe persekutimin, që u ka bërë qytetarëve për të mbrojtur Edi Ramën. Secili prej jush banditë me dhe pa uniformë, nga Ardi Veliu, polici kriminel, manipulator i hetimit të Agron Xhafajt deri tek Roland Hysat me shokë që marrin pjesë zellshëm në shkeljen e ligjit dhe dhunimin e qytetarëve dhe kundërshtarëve politkë, edhe ju do të jeni në burg shumë shpejt. Në qelinë ku sot është Bardh Spahia do të jetë njëri nga ju nesër. Në qelitë ku ndodhen burra dhe gra protestues, baballarë dhe nëna, të rinj e të reja, do të jeni ju."

EMISIONET