Basha ngre një dolli për gazetarët

Në 28-vjetorin e themelimit të Rilindjes Demokratike, kreu i PD, Lulzim Basha ka ngritur një dolli për të gjithë gazetarët. Duke vlerësuar profesionin fisnik, kreu i demokratëve garantoi se PD do të jetë në krah të çdo gazeari për çdo betejë të tyre.

Basha: Uroj të gjithë gazetarët, duke e parë gotën gjysmë plot dhe të gjithë bashkë ta mbushim këtë gotë, jo me të zezat që ky regjim ka derdhur ndaj mediave, por me të mirat dhe qëndresën e tyre.

Garantoj në emër të PD se PD do të jetë në krah të tyre. Për ne nuk ka vijë ndarëse midis dallëndyshes së parë të fjalës së lirë, RD dhe çdo gazetari që vazhdon të ushtrojë këtë mision fisnik dhe sfidues.

Duke ju garantuar për mbështetjen tonë totale, në të gjithë betejat personale, institucionale kombëtare dhe ndërkombëtare më lejoni të ngre një gotë për shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja, në nderim të profesionit tuaj fisnik. Qoftë ky një shembull për të gjithë gazetarët e vendit. Një vit të mbarë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe një vit të mbarë për lirinë e medias.

Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu

EMISIONET