Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në "Tempora" nga Sonila Meço, tha se drejtori i Policisë së Shtetit i vë në shërbim makinën e tij Klement Balilit, trafikant i kërkuar ndërkombëtar.

Basha: Fytyra tjetër është kur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë sillet, siç po e them edhe një herë tjetër, nuk e gjej dot një shprehje tjetër më të saktë, si stjuardesë, me një kriminel ndërkombëtar të trafikut të drogës që i ofron komoditetet e makinës së tij, …

Meço: Dakord. Por ky është një moment prodecural.

Basha: Jo. Ky është një moment tragjik. Tragjik për të huajt, për ata që s’jetojnë në Shqipëri, që s’e kanë të lidhur jetën me venidin tonë… Mua më duket si një skenë nga filmi “narcos”, mund të jetë edhe komik. Njerëz që nuk u bëhet vonë se çfarë impakti ka kjo për jetën e shqiptarëve. Nuk është puna tek individi, Kelmend Balili, po është puna që një shtet, i cili, përkulet, serviloset, para një të kërkuari ndërkombëtar për trafik droge, dhe keqtrajton brutalisht qytetarët që dalin për mbrojtjen e shtëpisë së tyre, të fëmijëve të tyre, në fakt me ligjet dhe me kushtetutën, ky është një shtet që duhet rrëzuar një orë e mëparë. Ky është konkluzioni politik që unë kam.

 

/Ora News.tv/