Basha në Spitalin e Durrësit: Situata paraqitet stabël

Basha në Spitalin e Durrësit: Situata paraqitet stabël

Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi spitalin e Durrësit pas raportimeve se është dëmtuar nga termeti. Në një komunikim për gazetarët, Basha tha se situata paraqitet stabël dhe puna mund të vazhdojë.

"Gjendja paraqitet stabël. Sipas ekspertëve mund të vazhdojë punën. Unë shpreh mirënjohjen time, mbështetjen totale për personelin, nga drejtuesi i spitalit, tek mjeket, infermierët" tha Basha.  

Basha shprehu edhe njëherë mbështetjen për të gjithë familjarët e prekur nga tërmeti, ndërsa tha se në raste të tilla kemi treguar që jemi një familje e madhe.

"Kemi treguar se në raste të tilla dimë të sillemi, jemi një familje e madhe pranë njëri-tjetrit. Prandaj jemi këtu për të qëndruar sa më parën me çfarëdo lloj ndihme", tha Lulzim Basha.


EMISIONET