Basha: Nuk do të ketë asnjë minutë paqe për Ramën

Basha: Nuk do të ketë asnjë minutë paqe për Ramën

Partia Demokratike ka vendosur vazhdimin e protestave në rrethe si dhe nisjen e organizimit për tubimin që do të mbahet në 11 maj.

Në mbledhjen me kryesinë e selisë blu si dhe me ish grupin e deputetëve Lulzim Basha mësohet se jetë shprehur se nuk do të ketë asnjë minutë paqe për Edi Ramën derisa të largohet e t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Koha kur në Shqipëri Edi Rama dhe kriminelët e tij diktonin zgjedhjet, ka marrë fund njëherë e mirë. Ne do të jemi në krye të protestave të qytetarëve, derisa të fitojmë betejën evropiane dhe demokratike për të mos lejuar krimin elektoral të 30 Qershorit.  Edi Rama e di se nuk mund t’i rezistojë presionit popullor, prandaj po kërcënon me burg. Edi Rama ka frikë, sepse e di shumë mirë, që një hetim i pavarur, çon në burg atë vetë”, mësohet te jetë shprehur Basha.

PD ka vendosur tashmë të organizojë protesta në çdo qytet që do të zhvillojë takime Rama. Sa i përket tubimit të majit Basha ka kërkuar që të nisin takimet në çdo banesë për tu bërë thirrje të bashkohen në Tiranë.

EMISIONET